Teuta, ambicje kampionësh

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Teuta e trajneri Sinan Trimi është duke u përgatitur intensivisht për Kampionatin Kombëtar të mundjes për moshën deri në 15 dhe 17 vjeç. Kamera e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë e pranishme në një nga seancat stërvitore të ekipit të mundjes durrsake. Sportistë me ambicie e me shumë talent, por që kanë dhe idhujt e tyre.

“Kemi kohë që bëjmë stërvitje me profesor Sinanin nga dy orë në ditë. Po përgatitemi për kampionatin U-17, U-20 dhe kampionatin e të rriturve. Kam një moshë që më lejohet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet edhe me të rriturit.  Deri më tani kam dalë kampion me të rinjtë, U-20, kjo në Kupën e Shqipërisë që u zhvillua në maj dhe tani po përgatitemi për kampionatet e ardhshme”, thotë Peposhi

Po në të njëjtin ritëm me Peposhin është edhe Regis Lasku, që kërkon të sjellë të tjerë trofe kombëtar në Durrës për mundjen.

“Përgatitja ka shkuar shumë mirë. Jemi stërvitur shumë fort dy herë në ditë kjo me qëllimin për të dalë në vendin e parë. Duhet të vazhdojmë të përgatitemi fort dhe të bëjmë stërvitje dy herë në ditë që t’ia dalim. Shumë e vështirë është, por shpresoj që një ditë do të më shpërblehet gjithë ky mund”, shpjegon Lasku

Mundja durrsake prej vitesh ka prodhuar kampionë, kurse Peposhi dhe Lasku kërkojnë t’i ngjajnë Zelimkan Abakarovit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme