Thellimi i reformave dhe integrimi- Spiropali takon të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është takuar me të Ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn ku partneriteti strategjik mes dy vendeve ishte kryefjalë e bisedës mes dyshes.

Zgjerimi i bashëkpunimit ekonomik, investimet amerikanë në Shqipëri, roli i Kuvendit në thellimin e reformave, forcimi i shtetit të së drejtës, avancimi i procesit të anëtarësimit në BE, ishin një sërë pikash në të cilat u ndal dyshja Spiropali-VanHorn.

“Një takim i ngrohtë me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA, znj.Nancy VanHorn.

Bashkë me urimet recpiroke, shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadës së SHBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Diskutuam mbi partneritetin strategjik 🇦🇱🇺🇸, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në 🇪🇺, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.

E njoha të Ngarkuarën me Punë, znj.VanHorn, me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar, duke nënvizuar se në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqem nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, konstruktivitet, racionalitet e transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme