Thomas Tuchel trajneri i ri i Anglisë, prezantimi gjatë javës

Thomas Tuchel është gati të bëhet trajneri i ri i Anglisë. Sipas Times, trajneri gjerman do të jetë ai që do të marrë trashëgiminë e Gareth Southgate: një marrëveshje e arritur midis rrethit të trajnerit dhe Federatës Angleze të Futbollit. Prezantimi është planifikuar për këtë javë. Tuchel do të bëhet trajneri i tretë i huaj në historinë e kombëtares angleze, pas Sven-Goran Eriksson (2001-2006) dhe Fabio Capello (2007-2012).
Aktualisht Kane dhe shokët e tij të skuadrës drejtohen nga Lee Carsley, ish-trajneri U21, i cili mori drejtimin nga Southgate pas dorëheqjes së tij pas humbjes së dytë radhazi në finalen e dytë evropiane. Është folur edhe për një interesim për Pep Guardiolën, kontrata e të cilit me Manchester Cityn do të përfundojë në fund të sezonit, por në fund zgjedhja ra mbi Tuchel, edhe për shkak se në Angli gëzon respekt të madh për atë që bëri te Chelsea në vitin 2021, kur fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




