PS thyen bastionet e PD-së në Fier, Balluku: Mandati i 12 është gjithmonë dhe më i konsoliduar

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e Qarkut të Fierit, në një prononcim për RTSH-në nga KZAZ-ja në Fier deklaroi se Partia Socialiste ka thyer bastionet e Partisë Demokratike në këtë qark.

Duke falënderuar qytetarët e Fierit për mbështetjen e dhënë për PS-në, Balluku tha se, “më e rëndësishmja është që sot të majtë dhe të djathtë janë bërë bashkë për të mbështetur Edi Ramën dhe vizionin për Shqipërinë Evropiane.”

Në përfundim të numërimit të KZAZ-së numër 59, që është dhe e parafundit në këtë qark, Balluku shtoi se, “mbrëmë kemi pasur një nga rezultatet më të mëdha ku kemi thyer një nga bastionet e djathtë që është Dërmenas.  

Nuk është çështje surprize por është çështje mirënjohje, tha ajo, ndaj dhe unë i jam shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen që kemi marr me gjithë këtë lum votash që na vë para një përgjegjësie shumë të madhe.

“Përsa i përket projeksionit, PS-ja është me 12 mandate ku diferenca ndërmjet nesh dhe PD-së është e pakapërcyeshme . Deri në kutin e fundit të votave të diasporës do them që kemi të konsoliduar mandatin e 11 dhe është i pakthyeshëm, mandati i 12 është gjithmonë dhe më i konsoliduar. Targeti ynë ka qenë 10 në filli, 11 pasi bëmë gjithë projeksionet dhe 12-ta do të ishte një dhuratë e bukur për gjithë punën e madhe të skuadrës socialiste këtu në Fier.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme