TikTok gjobitet me 12.7 milionë paund për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

TikTok është gjobitur me 12.7 milionë paund për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, ka thënë mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.
Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për ndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
Ai thotë se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020. TikTok thotë se nuk pajtohet me vendimin e ICO-së.
Është një nga gjobat më të mëdha që ka vendosur rregullatori. Megjithatë, është ende gjysma e asaj që ICO kërcënoi vitin e kaluar.
ICO vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13 vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave të veta që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë një llogari.
Ligji i Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën 13 vjeç duhet të kenë pëlqimin e prindërve citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




