Tirana e meshkujve bën “bis” në derbi

Pas ndeshjes së femrave më herët të enjten, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë edhe duelin e meshkujve midis Tiranës dhe Partizanit, të vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll. Dhe në fakt, ka qenë pak a shumë e njëjta tablo, me të njëjtin përfundim, pasi Tirana e ka mundur Partizanin në 4 sete.
Bardheblutë e trajnerit Ben Sako e kanë fituar setin e parë, 25-20, dhe, ndonëse të kuqtë e homologut Ylli Tomori kanë reaguar, duke fituar të dytin 25-19, është Tirana që e kanë marrë setin e 3-të, 28-26, dhe të 4-tin 25-14, dhe gjithë ndeshjen 3-1.
Edhe tek meshkujt, të dy rivalet e kryeqytetit e kanë siguruar kalimin për në gjysmëfinale nga grupi A, ashtu sikundër e ka siguruar edhe Erzeni dhe Skënderbeu në grupin B.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




