Tirana feston “Natën e Bardhë”, artistët do të ndezin sheshin “Skënderbe”

Aktualitet | 3 vite më parë

E ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Enida Mara specialiste e drejtorisë së promovimit të qytetit tha se duke qenë se jemi në 111 vjetorin e Pavarësisë në sheshin “Skënderbe” do të jetë një atmosferë magjike për të festuar të gjithë së bashku, ajo tha gjithashtu se performanca e paradës dhe pjesëmarrja ishte më të vërtet magjike.

“Ishte parada e të gjithë shqiptarëve, çdo gjë shkoi shumë mirë, të gjithë performuan në shesh, ishte për here të parë që ndodhi në Tiranë që u vesh kuq e zi edhe pse jemi mësuar të shohim Nju Jorkun të vishen kuq e zi.

Ka vite që organizohet në Shqipëri që prej viteve 2000. Këtë vit është pozicionuar e gjitha në mbrëmje ku do të ketë një koncert duke filluar nga sonte që është “Nata e Bardhë” e deri për festat e fund vitit”, u shpreh Enida Mara

E pyetur për surprizat që do të ketë në koncert, Enida Mara u shpreh se surprizat do të jenë të shumta me këngëtarë shumë të dashur dhe të dëgjuar nga publiku shqiptar dhe më së shumti artistët do të jenë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Duke qenë se Tirana është veshur kuq e zi kemi menduar që në koncert të jenë të ftuar këngëtar shqiptar dhe kosovar, mbrëmja do të jetë shumë e ngjeshur ku do të marrin pjesë këngëtar si Noizi, Elvana Gjata, Kida, Kapital T, Samanta dhe shumë të tjerë të cilët do të falin shumë emocione edhe pse është shi”, tha Enida Mara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme