Tirana Industrial Park, një tjetër mundësi biznesi me standarde të larta dhe lehtësi fiskale

Tirana Industrial Park, është i pari projekt në Shqipëri i cili ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit. Tashmë ai është një realitet me kompani shqiptare që ofrojnë standarde të larta, paga dinjitoze dhe mundësi punësimi për të rinjtë.
Parku i jep përparësi aktivitetit tregtar duke ulur kostot dhe procedurat administrative, si dhe bashkon shitjen me shumicë dhe pakicë.
Kryeministrit Rama vizitoi të premten Parkun e ri Industrial, ku sipërmarrjet kanë ambiente ekspozuese për produktet e tyre, si dhe ambiente magazinimi. “Çdo kapanon është i konceptuar me një showroom ku ekspozojmë produktet dhe pastaj kanë magazinat mbrapa nga ku paketohen.”u shpreh administratori i parkut.
Bizneset që operojnë në këtë park të ri industrial përfitojnë edhe nga lehtësirat fiskale të parashikuara në ligjin për parqet industriale, siç janë përjashtimi nga TVSH-ja dhe taksat e eksportit, 50% pagese tatim-fitimi për 5 vitet e para, i njihen shpenzimet për pagat dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore për vitin e parë fiskal në masën 150%.
Kryeministri Edi Rama vuri theksin tek rëndësia e rritjes së pagave të punonjësve. “Paga është shumë e rëndësishme, ne e kemi shumë merak në këtë fazë sepse është bërë shumë kritike puna dhe ju e dini shumë mirë që po luftojnë të gjithë për krah pune” theksoi kryeministri.
“Nuk mund të vazhdojë Shqipëria garën kush e ka punonjësin më skllav, kush e shfrytëzon më shumë e kush e ka më të ulët. Nuk është aftësi konkurruese krahu shumë i lirë i punës!” tha kryeministri Rama.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




