Tirana,kryesus edhe në finalen e dytë

Finalja e dytë e kampionatit kombëtarë në volejbollin e meshkujve midis Tiranës dhe Partizanit ka mbushur sallën e parkut “Feti Borova” pasditen e së hënës teksa bardheblutë e kryeqytetit kanë triumfuar me rezultatin 3-2,25-18,16-25,25-19 dhe 15-13 është mbyllur krejt takimi.
Një set i parë i ekujlibruar dhe i ndjekur nga të dyja ekipet por një bllok që përfundon jashtë dhe prejkeje e rrjetës nga Tirana bëri që seti i parë të ishte i të kuqve në shifrat 28-30. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për tre setet në vijim ku diferencat ishin të dukshme qoftë seti i dytë i fituar nga Tirana në shifrat 25-18. Në setin e tretë Tirana bëri një paraqitje të dobet dhe seti u fitua nga Partizani në shifrat 16-25. Seti i katërt ishte më i luftuar nga bardheblutë dhe triumfon Tirana në shifrat 25-19 ndërsa seti final ngushtohet në rezultat dhë perfundon në shifrat 15-13. Deri më tani Tirana kryeson 2-0 serinë e finalve. Finalja e tretë ndoshta e fundit do të luhet ditën e enjte (20 Prill) në orën 18:30 në Pallatin e sportit “Asllan Rusi”. I.Z.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




