Tiranë, Ambasada e SHBA përkujton rihapjen në vitin 1991, pas mbi 50 vitesh ndërprerjeje të marrëdhënieve diplomatike

Aktualitet | 2 vite më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përkujtoi të martën rihapjen e kësaj ambasade në Shqipëri në vitin 1991, pas 50 vitesh ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA tishin ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të izolimit të Shqipërisë nga regjimi komunist, bëri të ditur ambasada amerikane.

Këto marrëdhënie u rivendosën zyrtarisht më 15 mars 1991, në një ceremoni të mbajtur në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë.

Rihapja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë u bë më 1 tetor 1991, me Christopher Hill që shërbente si i ngarkuar me Punë dhe më vonë atë vit, William Edwin Ryerson u bë ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme