Tiranë- Dhunohet efektivi i burgjeve, Policia: Tre persona e kanë goditur dhe i kanë marrë armën e shërbimit

Një efektiv i burgut 313 është dhunuar nga tre persona mëngjesin e kësaj të shtune (28 shtator) në Tiranë. Policia njofton se ngjarja është regjistruar pranë banesës së efektivit, 36-vjeçarit me inicialet A. L., në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht.
Tre persona e kanë pritur atë sapo ka dalë nga banesa, ndërsa e kanë goditur me mjete të forta. Po ashtu, autorët i kanë marrë edhe armën e shërbimit. Policia njofton se efektivi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




