Tiranë – Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici se është kanosur nga dy shtetas, të cilët i kanë kërkuar 500 euro për të mos publikuar në rrjetet sociale foto dhe video intime të saj.
Menjëherë pas kallëzimit, u zhvillua operacioni i koduar “Privacy”, ku u arrestua një 17-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, E. D., 21 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, 21-vjeçari dyshohet gjithashtu si autor i disa vjedhjeve të kryera në subjekte të ndryshme në Tiranë.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 500 eurot e marra nga 38-vjeçarja, si dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



