Tiranë, Vlorë, Elbasan, Kamzë, Durrës, 5 milion euro për kompensimin financiar të ish- pronarëve

Ekonomi | 3 vite më parë

Qeveria ka nxjerrë një vendim të ri për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara. Me  propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të  Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë   Rurale 1, Elbasan, Vlorë, Kamzë-Vorë, Durrës, Zonat e Stimuluara dhe Kavajë.

“Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar Do të jetë 579 593 115, 67 lekë, për sipërfaqen 68 958 m². Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave”, thuhet në vendimin e qeverisë që publikohet nga rtsh.al.

Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Vlorë, Kamzë-Vorë, Durrës, Zonat e Stimuluara dhe Kavajë, kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme