Tiranë-Zagreb, fluturime direkte deri në tetor

Croatia Airlines, kompania ajrore e Kroacisë dhe anëtare e Star Alliance, ka kryer të shtunën fluturimin e saj të parë në linjën e sapo prezantuar Zagreb-Tiranë.
Për të shënuar fluturimin inaugurues nga Zagrebi në Tiranë, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje. Pasagjerët e parë mbërritën në Tiranë nga Zagrebi, me një avion Airbus 319.
Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën drejtpërdrejt deri në mes të Tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premten dhe të dielën.
Rritja e fluksit të fluturimeve do të sjelli më shumë turistë kroatë gjatë verës në Shqipëri.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




