Titaniku rishfaqet në Paris, një ekspozitë me 260 objekte të nxjerra nga anija e mbytur

Botë | 3 vite më parë

Në Paris është hapur një ekspozitë kushtuar Titanikut, anijes oqeanike që fatkeqsisht u fundos në  vitin 1912.

Në ekspozitë kuriozët mund të shohin instrumente lundrimi, grepa peshkimi, apo edhe enë kuzhine, nuk mungojnë orë apo stoli të ndryshme nga pasagjerët që gjendeshin në anije.

Objektet e anijes Titanik, janë nxjerrë nga anija e fundosur nga eksploruesi francez i detit të thellë, Henri-Paul Nargeolet (honri Pol Nazholet) , i cili ishte një nga pesë personat në bordin e nëndetëses turistike Titan që humbën jetën, pasi u zhytën për të vizituar rrënojat e Titankut në mes të qershorit.

Ekspozita e Titanikut e cila u hap në kryeqytetin francez ishte “kryesisht rezultat i punës, zgjuarsisë dhe pasionit të Henri-Paul Nargeolet”, tha producenti i ngjarjes Pascal Bernardin.

Nargeolet, 77 vjeç, pritej të merrte pjesë në hapjen e ekspozitës. Eksploruesi ndihmoi në nxjerrjen e shumë prej 260 objekteve të ekspozuara Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga 18 korriku deri më 10 shtator, nis me një model më shumë se katër metra të anijes mitike.

Ekspozita paraqet rekreacionet e kabinave të anijes, shkallët madhështore dhe madje edhe atmosferën shtypëse të dhomës së saj të motorit.

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme