Tjetër Europian peshëngritje në Shqipëri

Një tjetër Kampionat Europian në Shqipëri në peshëngritje. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, teksa Shqipëria është përzgjedhur për të zhvilluar Kampionatin Europian për të rinj dhe për moshën deri në 23 vjeç më 2025. Nuk është hera e parë vitet e fundit që jepet një organizim i tillë për shtangën shqiptare. Rreth një vit më parë në Durrës u zhvillua Kampionati Botëror i moshë deri në 17 vjeç, sikurse u zhvillua Kampionati Europian i të rriturve më 2022-in në Tiranë. Por dhe më parë është organizuar Europiani i të rriturve në Tiranë më 2013-ën, apo dhe Europiani i moshës deri në 17 vjeç e të rinj më 2008-ën në Durrës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, gjatë punimeve të Kongresit të Federatës Europiane të shtangës është takuar me presidentin Antonio Konfliti, sekretarin e përgjithshëm Milan Mihajloviç, Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohamed Xhalod dhe sekretarin Antonio Urso. Dhe ardhja e Europianit të Peshëngritjes për të rinj dhe U-23 në 2025 është arritje për shtangën shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




