Tjetër rekord për Yamal, lojtari më i ri që shënon në “El Clasico”

Vetëm një vit më parë, më 28 tetor 2023, Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës: ai ishte 16 vjeç e 107 ditë.
Mbrëmë, në fitoren 4-0 të Barçës në “Bernabeu”, anësori katalanas bëri një tjetër hap në rrugëtimin e tij triumfues: ai u bë lojtari më i ri që shënoi në një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, me 17 vjeç e 106 ditë.
Lamine Yamal po thyen rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e tij dhe jo më kot cilësohet si një nga lojtarët më premtues në historinë e futbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




