Totenhem, Konte e vendos ekipin në dietë

Ushqyerja ishte një fushë ku Antonio Conte u fokusua shumë gjatë javës së parë të mandatit të tij në stolin e skuadrës së Tottenham. Trajneri i ri ka kërkuar që lojtarët të drekojnë së bashku në mesditë dhe ka hequr nga menyja e mensës ushqimet e rënda, sanduiçe, ketchup dhe majonezë. Është ulur gjithashtu sasia e lëngut të frutave dhe sasia e vajit dhe gjalpit të përdorur në gatim. Ish-trajneri i Interit i ka ftuar të tijtë që të hanë më shumë fruta.
Trajneri italian nuk humbi kohë dhe filloi menjëherë punën me lojtarët e tij të rinj, me synimin për të futur sa më shpejt filozofinë e tij të lojës. Asgjë nuk i lihet rastit, duke filluar nga ushqimi, pasi është shprehur përballë disa futbollistëve se janë mbipeshë.
Një punë e madhe në fushë, por edhe video analizë rraskapitëse, siç është seanca 75-minutëshe e planifikuar në vazhdim. Lojtarët që nuk janë të përfshirë me ekipet kombëtare këtë javë do t’i nënshtrohen seancave të dyfishta rraskapitëse në terrenin stërvitor në përgatitje për ndeshjen me Leeds kur të rifillojë Premier League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




