Totenhemi mund Sitin, buzëqeshin Liverpuli e Çelsi

Tottenham ka arritur të marrë një fitore 3-2 në shtëpinë e Manchester City, që do të thotë se Premier League është e hapur. Në Etihad, londinbezët u nisën me ritmin e duhur dhe vetëm pas katër minutash lojë arritën të zhbllokojnë rezultatin meanë të Kulusevskit. Formacioni i Guardiolës reagon dhe pas disa tentativash arrin të gjejë golin e barazimit në minutën e 33-të me anë të Gundogan.
Në pjesën e dytë vihet në skenë i njëjti skenar: City sulmon, Tottenham përpiqet të përgjigjet me kundërsulm. Në minutën e 59-të, Spurs rikthehen përpara: një krosim i Son dhe një prekje fituese nga Kane firmos 2-1. Në 73′, ndeshja duket se po mbyllet: Kane shënon përsëri por anullohet për një pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit.
Në finaleRomero prek topin në zonë me dorë dhe shkakton penallti për City, transformuar në minutën e 92-të nga Mahrez, i cili mposht Lloris. Por pikërisht në momentin kur barazimi duket i shkruar, vjen goli që vendos ndeshjen: Kulusevski pason në qendër për Kane, i cili firmos 3-2 përfundimtare në të 95′. Një sukses që rinis Tottenham në zonën Champions, ndërsa City sheh avantazhin ndaj Liverpool të zvogëlohet: Reds janë tani në -6 dhe me një ndeshje më pak.
Liverpool ka arritur të marrë një fitore 3-1 në shtëpi përballë Norwich. Miqtë kanë surprizuar në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar me Milot Rashicën, por Mane 64’, Salah 67’ dhe Diaz 81’ kanë përmbysur gjithçka duke siguruar fitoren. Chelsea ka arritur një fitore të mundimshme në fushën e Crystal Palace, 1-0 me një gol të Ziyech në minutën e 89-të
REZULTATET
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




