Tragjedi në Egjipt/ Autobuzi përplaset me kamionin, 12 viktima dhe 30 të plagosur

Një aksident me 12 viktima dhe 30 të plagosur është shënuar këtë të diel në Egjipt. Mësohet se autobusi me pasagjerët u përplas me një kamion duke shkaktuar viktima dhe plagosje.
“12 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e afërta”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje që ka ndodhur në më pak se dhjetë ditë në Egjipt . Më 12 nëntor, 20 persona humbën jetën kur minibusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një kanal të deltës së Nilit në veri.
Prokuroria ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët shpesh mirëmbahen keq dhe ligjet e trafikut zbatohen rrallë.
Zyrtarisht, 7,000 njerëz u vranë në aksidente trafiku në vitin 2021 në vendin më të populluar të botës arabe, me një popullsi prej 104 milionë banorësh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




