Tragjedi në Nepal, rrëzohet avioni me 72 persona në bord, të paktën 40 të vdekur
Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona. Aeroplani me 72 persona në bord, duke përfshirë dy foshnja, katër anëtarë të ekuipazhit dhe 10 shtetas të huaj, “Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor. Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur.
Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa Aeroporti aktualisht është i mbyllur.
ATR72 është një aeroplan turboprop me dy motorë i përdorur gjerësisht i prodhuar nga një sipërmarrje e përbashkët e Airbus dhe Leonardo e Italisë. Yeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR72-500,
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



