Tragjedia e Gërdecit, GjKKO cakton 27 korrikun për të shqyrtuar gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

GjKKO ka caktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me përgjegjësinë e tij në Tragjedinë e Gërdecit 13 vjet më parë.
Më herët ishte Gjykata e Lartë ajo që shpalli moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.
Ajo ia kaloi çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO.
Vite më parë Gjykata e Lartë kishte vendosur të pushojë çështjen ndaj Mediut pasi ai kishte imunitet dhe prokuroria nuk kishte marrë autorizim.
Por ndryshimet ligjore të vitit 2012 dhe 2017 kanë ndryshuar imunitetin parlamentar të të zgjedhurve, ndaj ndjekjeve penale, hetimit apo gjykimit të tyre.
Mediu u akuzua në atë kohe për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec.
Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 personave, plagosjen e lehtë të 109 të të tjerëve dhe mbi 20 milionë euro dëme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




