Tragjedia në Bullgari, Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me ata që janë në zi

Rajon | 5 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjet tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm, si dhe zjarrin që përfshiu shtëpinë e të moshuarve ne Bullgari, ku vdiqën 9 persona.

‘Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.’- shkruan Blinken.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme