Tragjedia në Turqi, Nikolla: Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur solidaritetin popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, Mustafa Sentop për tragjedinë si pasojë e shpërthimit në një minierë në Bartin në Turqinë Veriore. Në një postim në Facebook Nikolla shpreh ngushëllime për familjet e të prekurve.
“Një lajm i trishtuar nga Turqia. Nga njoftimet e deritanishme 28 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në një minierë në Bartin në Turqinë Veriore dhe për dhjetra të tjerë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave dhe gjetshin forcën dhe kurajon të përballojnë dhimbjen për humbjen e njerëzve të tyre të dashur prej tragjedisë. I shpreh solidaritetin popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, mikut dhe kolegut z. Mustafa Sentop”,shkruan Nikolla.
Ka shkuar në 40 numri tragjik i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë qymyrguri në veriperëndim të Turqisë ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



