Tragjeditë e shkaktuar nga shtypja e turmave të njerëzve, disa nga fatkeqësitë më të mëdha në botë

Të paktën 151 persona vdiqën dhe me dhjetëra të tjerë u plagosën ndërsa u shtypën nga një turmë e madhe në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween në Seul të Koresë së Jugut. Kjo ngjarje tragjike në këtë ditë feste nuk është e vetmja e ndodhur, ku ndër vite me mijëra persona kanë humbur jetën për shkak të shtypjes nga turma e njerëzve. Ja disa nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë ndodhur në botë për shkak të shtypjes së njerëzve nga turma.
20 tetor 1982 — 66 persona humbin jetën në një grumbullim tifozësh që po largoheshin nga një ndeshje e Kupës së UEFA-s mes Spartak Moskës dhe Haarlemit të Holandës, në stadiumin Luzhniki në Moskë.
13 mars 1988 – 93 njerëz humbin jetën në stadium pasi shtypen nga turma pasi mijëra tifozë tentojnë të dalin pasi nis një stuhi e papritur breshëri në Katmandu në Nepal.
2 korrik 1990 – Gjatë haxhit vjetor në Arabinë Saudite, 1 426 pelegrinët myslimanë vdesin brenda një tuneli të gjatë këmbësorësh që të çon nga Meka në Mina.
16 tetor 1996 – 84 njerëz humbin jetën dhe 147 plagosen nga shtypjet e tifozëve në momente paniku para një ndeshjeje kualifikuese të Kupës së Botës midis Guatemalës dhe Kosta Rikës në Guatemala City.
9 prill 1998 – 118 pelegrinë humbin jetën nga shtypja e turmave në një urë në Mekë.
11 Prill 2001 – 43 njerëz u shtypën për vdekje gjatë një ndeshje futbolli në Ellis Park në Johannesburg, Afrika e Jugut.
9 maj 2001 – Më shumë se 120 njerëz u shtypën kur policia qëlloi me gaz lotsjellës në turmën e trazuar në një stadium në kryeqytetin ganez Acra, duke shkaktuar panik tek tifozët.
17 shkurt 2003 – 21 persona u shtypën për vdekje në daljen e shkallëve nga një klub nate në Çikago.
25 janar 2005 – Një panik midis pelegrinëve hindu pranë tempullit Mandhradevi në Maharashtra, Indi, la 265 të vdekur.
12 janar 2006 – Një moment paniku mes pelegrinëve myslimanë gjatë një ceremonie haxhi pranë Mekës lë 345 të vdekur.
4 shkurt 2006 – 78 persona shtypen për vdekje në një moment paniku që ndodhi në rrëmujën e PhilSports Arena në Filipine, teksa po prisnin për një audicion televiziv.
30 shtator 2008 – Të paktën 168 njerëz humbën jetën dhe 100 u plagosën kur mijëra pelegrinë hindu u përfshinë në panik në një tempull në Jodhpur në Indi.
24 korrik 2010 – 21 persona humbin jetën dhe më shumë se 650 u plagosën në një përplasje në një tunel të mbushur plot me njerëz që ishte rruga e vetme e hyrjes në festivalin muzikor Love Parade në Duisburg, Gjermani.
22 nëntor 2010 – Më shumë se 340 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën nga turma në një festival në kryeqytetin kamboxhian, Phnom Penh.
24 shtator 2015 — Të paktën 2,411 pelegrinët myslimanë vdesin nga shtypjet e turmës gjatë haxhit në Arabinë Saudite.
30 Prill 2021 – 45 persona vdesin dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga turma në pelegrinazhin vjetor të Malit Meron në Izrael.
5 nëntor 2021 – Fansat në një festival muzikor në Hjuston ngrihen drejt skenës gjatë një shfaqjeje të reperit Travis Scott, duke shkaktuar panik në turmë që la të vdekur 10 persona.
1 tetor 2022 – Policia përdor gaz lotsjellës pasi shpërtheu dhuna pas një ndeshje futbolli indonezian , ku turma e tifozëve shtypin njëri tjetrin gatë daljes nga stadiumi duke lënë 125 të vdekur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




