Transferimi i Levandovskit, Barcelonës tentuan ti merrnin 1 mln

Investigimi i bërë nga emisioni “Què t’hi jugues” dhe projekti gjerman “Paper Trail Media” kanë bërë publik një fakt në lidhje me Barcelonën, e cila ka rënë pre e një mashtrimi.
Më 29 gusht të 2022-it në drejtim të klubit mbërriti një e-mail me emrin e menaxherit të Levandovskit, i cili kërkonte plot një milionë euro si pjesë e komisioneve të transferimit të Robert Levandovskit.
E-maili udhëzonte Barçën që të transferonte shumën në “Bank of Cyprus” në një llogari në emër të Michael Gerardus Hermanus Demon, i cili kishte cilësinë e avokatit.
Barcelona nisi të kalonte shumën, por Entet e ndryshme në ishull konsideruan këtë transferim me rezikshmëri të lartë pasi në këtë llogari më parë nuk ishte bërë asnjë transaksion. Aty lindën dyshimet e para të klubit, i cili evitoi një dëm tëdh financiarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




