Trazirat në Brazil, Presidenti Lula: Përgjegjësit do ndëshkohen! BE: Dënojmë sulmet, zgjedhjet ishin demokratike

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva thotë se autorët që kanë sulmuar institucionet në vend do të ndëshkohen. Ky reagim vjen pasi mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro sulmuan Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin Presidencial.
Lula tha se nuk kishte “asnjë precedent në historinë e vendit tonë” për skenat e para në Kongres dhe në Gjykatën e Lartë. Ai e quajti dhunën “akte vandalësh dhe fashistësh”.
Edhe BE ka dënuar trazirat në Brazil duke thënë se zgjedhja e presidentit Lula u bën në mënyrë demokratike.
“Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit. Nga BE ekziston mbështetje e plotë për Presidentin Lula Da Silva, duke shtuar se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga miliona brazilianë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira”, shkroi kryeministri Charles Michel në një postim në Twitter.
Protestuesit kanë thyer xhamat, ndërsa të tjerë arritën në dhomën e Senatit duke shkatërruar karriget.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




