Trazirat në Kapitol, udhëheqësi i “Oath Keepers”, Stewart Rhodes, dënohet me 18 vjet burg

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi i një milicie të ekstremit të djathtë është dënuar të enjten me 18 vjet burg, për rolin e tij në trazirat e Kapitolit. Stewart Rhodes, themeluesi i “Oath Keepers”, u dënua me akuzat për komplot, kryengritje dhe krime të tjera.

Rhodes qëndroi jashtë Kapitolit më 6 janar 2021, por u koordinua me anëtarët e milicisë që sulmuan ndërtesën. Prokurorët kishin kërkuar 25 vjet burg. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme