Tre filma shqiptarë, fitues në Festivalin e Varshavës

Filmi fitues i Sundance, ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli ka fituar çmimin e garës ndërkombëtare ‘1-2 Competition’ në festivalin e Varshavës, çmim ky që u ndahet regjisorëve për filmin e parë ose të dytë të gjatë. Njëkohësisht ‘Virgjëresha Shqiptare’ nga Bujar Alimani, ka fituar ‘Çmimin Special të Jurisë’ në kategorinë kryesore dhe ‘Çmimin e Jurisë Ekumenike’.
‘Luaneshat e Kodrës’ nga Luàna Bajrami, u shpërblye me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga ‘Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit’ (Fipresci) për regjisorët nga Europa Lindore. ‘Zgjoi’ ka si producent Yll Ukën dhe është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ‘Virgjëresha Shqiptare’ është bashkëprodhim mes Gjermanisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. ‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




