Tregtia Kinë-BE u rrit me 12.2% në tremujorin e parë 2022

Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Bashkimit Evropian u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Ai theksoi se tregtia dypalëshe u rrit me 12.2% nga viti i kaluar, duke arritur në 205.87 miliardë dollarë.
Në tremujorin e parë, tregtia dypalëshe e produkteve mekanike dhe elektrike, mallrave industriale të lehta dhe produkteve të teknologjisë së lartë u rrit përkatësisht me 10%, 19% dhe 31%.
Gao theksoi se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të ruajtur stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit dhe për të nxitur motorë të rinj të rritjes në parandalimin e epidemisë, në sektorin digjital, në shkencë dhe teknologji, për të rritur e zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




