Tregu ambulant i Gramshit, projekti që nuk funksionoi kurrë

Sociale | 5 vite më parë

Pak vite më para bashkia e qytetit te Gramshit ngriti tregun ambulant. Ndërtimi  i tij kishte si qëllim largimin e tregtarëve nga rrugët e qytetit dhe grumbullimin e tyre në një vend larg tij. 
Që nga koha e përfundimit të këtij projekti e deri më sot ai nuk është vënë në funksion.Tregëtarët vazhdojnë të shesin përsëri në rrugë. Ata ankohen se tregu nuk i plotëson kushtet. Sipas tyre ai duhet të ketë ndarje të veçanta për secilin tregëtar dhe ambjente për vendosjen e mallrave të tyre.
Edhe pse bashkisë i është kërkuar informacion në lidhje me këtë projekt zyrtarë të saj nuk japin asnjë përgjigje. Pasi janë kontaktuar nëpërmjet telefonit, specialistët e shërbimeve publike thonë se nuk disponojnë asnjë informacion pasi tregu ka perfunduar 6 vite më parë dhe nuk ka asnjë dokumentacion. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme