Tri gra në garë për kreun e NATO-s, Jens Stoltenbergut i mbaron mandati në Shtator

Pas mbarimit të mandatit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në shtator 2022, emrat e tri grave nga Evropa Lindore janë lakuar si pretendente për këtë post. Duke pasur parasysh konfrontimin e vazhdueshëm me Rusinë, emrat e tri grave nga Lindja janë zgjedhur veçanërisht për t’i dërguar një sinjal të rëndësishëm Moskës. Emrat e lakuar janë ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka punuar si asistente në NATO, ish-presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite dhe presidentja aktuale estoneze, Kersti Kaljulaid. Nëse hedhim sytë në Perëndim, emrat janë ish-kryeministrja britanike, Theresa May dhe ish-shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini. Duke dashur të zgjerojmë parashikimin edhe në mundësinë e një kandidimi mashkullor, ish-kryeministri italian Enrico Letta është propozuar përsëri, ndërkohë që përmenden edhe kryeministri holandez, Mark Rutte dhe presidenti rumun, Klaus Johannis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




