Tri penallti për Levanten nuk e ndalin Barçën, fitorja e gjashtë

Spanjë | 5 vite më parë

Valencia rezulton të jetë skena e një prej ndeshjeve më të pabesueshme të këtij fillimi të vitit 2022 në La Liga. Barcelona shkaktoi tri penallti për herë të parë në ligën spanjolle, por mundi Levanten 3-2 në rikuperim dhe mbetet e dyta në kampionat falë pritjeve të ter Stegen dhe zëvendësimeve të Xavi. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 52-të: Dani Alves pengon në zonë Son dhe nga pika e bardhë, Morales mposht ter Stegen duke nënshkruar 1-0. Katër minuta më vonë, një tjetër penallti: këtë herë është Roger te pika e bardhë, por hipnotizohet nga portieri gjerman, i cili mban në këmbë Barcelonën.

Një pritje thelbësore, sepse Xavi ndryshon gjithçka duke futur Gavi dhe Pedri dhe në minutën e 59-të katalanasit barazuan me goditjen me kokë të Aubameyang nga krosimi i Dembélé. Katër minuta më vonë, dy të sapoaktivizuarit përgatisin rikthimin: një asistim nga e djathta nga Gavi dhe një e djathtë fituese nga Pedri për një 1-2 të bujshëm. Në 83′, megjithatë, 2-2 dhe sërish nga pika e ebardhë: Lenglet rrëzon në zonë Dani Gomezin dhe Melero shënon golin e barazimit me penalltinë e tretë për vendasit.

Duket se ka mbaruar, por në minutën e 92-të Luuk de Jong shënon me kokë, i dërguar në fushë nga Xavi në vend të Aubameyang: është 3-2 përfundimtar që i kthen vendin e dytë Barcelonës, në 60 pikë së bashku me Sevillan por me avantazhin e krahasimeve direkte dhe një ndeshje më pak se andaluzianët. Por mbi të gjitha vjen fitorja e shtatë radhazi në Ligë për katalanasit, ndërsa Levante lufton por mbetet e fundit në 22 pikë së bashku me Alaves, me shpëtimin tashmë 7 pikë larg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme