Trump: “Lutjet tona janë me njerëzit në Vjenë!

Botë | 6 vite më parë

Ndërsa në SHBA kanë nisur votimet për zgjedhjet presidenciale, presidenti aktual Donald Trump ka dënuar sulmet në Vjenë të Austrisë nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë dhe njërin nga agresorët.
“Lutjet tona janë për njerëzit në Vjenë pas edhe një akti të terrorizmit në Evropë. Këto sulme djallëzore kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. SHBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë edhe terroristët radikalë islamikë”, u shpreh  Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Të paktën katër njerëz u vranë gjatë sulmeve nëpër disa lokacione në Vjenë të Austrisë të hënën në mbrëmje.
Një nga vrasësit e dyshuar, i cili u qëllua për vdekje nga policia, është identifikuar si mbështetës i Shtetit Islamik.
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP.
Sulmuesi është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, tha për APA, ministri Nehammer.
Ky sulm vjen disa ditë pasi një shtetas tunizian vrau tre persona në bazilikën Notre-Dame të Nicës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi incidentin si “sulm terrorist islamist”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme