Trump: Nderojmë 4 ushtarët amerikanë të rënë në krye të detyrës, ata ishin kundër Iranit me armë bërthamore

Amerikë | 2 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se katër ushtarët amerikanë të vrarë javën e kaluar në konfliktin me Iranin, kishin thënë se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.

Duke folur me gazetarët para se të nisej drejt Doverit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit dinjitoz të trupave të katër ushtarëve, Trump tha: “Po shkojmë në Dover për të nderuar heronjtë tanë. Të gjithë ata thanë me forcë se nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Ne do t’i nderojmë ata. Për mua është një nga gjërat më të vështira që bën një president,” tha ai.

I pyetur se çfarë do t’u thotë familjeve të ushtarëve të rënë, Trump u përgjigj: “E vetmja gjë që do t’u them është se i duam.”

Trump vazhdoi duke pretenduar se një anketë e re tregon se amerikanët nuk duan që çmimet e karburantit të rriten, por “nuk janë kundër luftës” me Iranin. Ai nuk specifikoi se për cilën anketë bëhej fjalë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme