Trump nuk do të ketë imunitet si ish- President, përballë padisë së Jean Carroll për shpifje

Ish-presidenti, Donald Trump, mund të mbahet përgjegjës për komentet përçmuese që ai bëri për një grua, që e akuzoi atë për përdhunim. Kjo u bë e ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Avokatët e qeverisë thanë se nuk kishin më “bazë të mjaftueshme” për të arritur në përfundimin se Trump kishte vepruar brenda fushëveprimit të detyrave të tij. Vendimi nxiti padinë e E Jean Carroll për shpifje kundër zotit Trump.
Në maj, Trump u urdhërua t’i paguante ish-kolumnistit të revistës, 5 milionë dollarë, pasi u gjet përgjegjës për abuzim seksual ndaj saj në vitin 1996 në një dyqan në Nju Jork.
Zonja Carroll, 79- vjeçe, aktualisht po kërkon 10 milionë dollarë nga Trump në një padi tjetër për shpifje, e cila do të shkojë në gjyq në janar. Veprimi ligjor citon vërejtjet e tij si president për të në vitin 2019, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Padia e përditësuar pasqyron komentet e mëtejshme që ai bëri për të gjatë një interviste në CNN, një ditë pas vendimit të gjykatës.
Departamenti i drejtësisë më parë u pozicionua se Trump mund të mbrohej nga avokatët e qeverisë sepse ai po shërbente si president kur i bëri komentet.
Por të martën avokatët e Carroll thanë se “nuk ka më një bazë të mjaftueshme për të konkluduar se ish-presidenti ishte i motivuar nga ‘më shumë se një dëshirë e parëndësishme’, për t’i shërbyer qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.
Në një letër dorëzuar gjyqtarit që kryeson çështjen, Departamenti i Drejtësisë shkroi se “Z. Trump ishte i motivuar nga një ‘ankesë personale’ që rrjedh nga ngjarjet që ndodhën shumë vite përpara presidencës së zotit Trump”.
Letra thoshte se prova të reja kishin dalë që kur Trump, 77 vjeç, la detyrën, duke iu referuar gjyqit civil në Manhattan në fillim të këtij viti. Departamenti i Drejtësisë tha se megjithëse komentet e Trump u bënë përmes kanaleve zyrtare, akuza që shkaktoi deklaratat kishte të bënte me “një incident thjesht personal, një sulm të supozuar seksual që ndodhi dekada para presidencës së Trump”.
Avokatja e zonjës Carroll përshëndeti rishqyrtimin nga Departamenti i Drejtësisë.
“Ne gjithmonë kemi besuar se Donald Trump i bëri deklaratat e tij shpifëse për klienten tonë në qershor 2019 për shkak të armiqësisë personale, vullnetit të keq dhe inatit, dhe jo si presidente e Shteteve të Bashkuara”, tha Roberta A Kaplan.
Ish-presidenti u përgjigj të mërkurën në platformën e tij “Truth Social” se çështja ishte “e gjitha pjesë e gjuetisë politike të shtrigave” kundër tij, duke përsëritur pretendimet e rreme se zonja Carroll ishte një grua që ai “kurrë nuk e kishte njohur”. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




