Trump po shqyrton sulme ndaj Iranit – Reuters: Përpjekje për të frymëzuar protesta të reja në shtetin islamik
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton disa mundësitë kundër Iranit në përpjekje për të frymëzuar protestuesit kundër regjimit të Ajatollah Ali Khameneit.
Dy burimeve amerikane që kanë dijeni për diskutimet i kanë thënë kësaj agjencie se Trump kërkon të krijojë kushte për ndryshim regjimi, pas protestave masive ku u vranë mijëra persona. Për këtë qëllim, ai po shqyrton opsione për të goditur komandantë dhe institucione që Uashingtoni i mban përgjegjëse për dhunën, për t’u dhënë protestuesve besimin se mund të pushtojnë ndërtesat qeveritare dhe të sigurisë.
Një nga burimet amerikane ka thënë se opsionet që po diskutohen nga këshilltarët e Trumpit përfshijnë gjithashtu një sulm shumë të madh, për të pasur ndikim afatgjatë, ndoshta kundër raketave balistike që mund të arrijnë aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme ose kundër programeve të pasurimit të uraniumit.
Një tjetër burim amerikan thotë se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, përfshirë edhe nëse do të ndjekë një ndërhyrje ushtarake. Mbërritja këtë javë e një aeroplanmbajtëseje amerikane dhe anijeve luftarake mbështetëse në Lindjen e Mesme, ka shtuar mundësitë që Trump të vendosë për veprime të tilla.
Një ditë më parë ai i bëri thirrje Iranit të ulet në tryezën e negociatave të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, duke paralajmëruar se çdo sulm i ardhshëm amerikan do të jetë më i rëndë se fushata e bombardimeve në qershor 2025 ndaj tre objekteve bërthamore. Ai u shpreh se një armatë masive që po shkon drejt Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




