Trumpi do të paraqitet para togave të zeza

Ish presidenti amerikan Donald Trump do të paraqitet këtë të martë para një gjykate në Miami për t’u njhur me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me keqpërdorimin e dojseve të sigurisë kombëtare, mes të cilave edhe dokumente me secrete bërthaore.
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që Trumpi përballet me gjyqësorin. Ish presidenti ndërkohë po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Ai ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar ndërkohë që është hera e parë që ndaj një ish presidenti ndërmerret një procedim kriminal federal.
Të shtunën që lam pas, Trump tha se çështja e ngritur ndaj tij kishte lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, që sipas tij janë të korruptuar.
Në gjykatë, ish presidenti do të paraqitet sëbashku me një ndihmës të tij të ngushtë, që përballet me gjashtë akuza në lidhje me keqpërdorimin e dokumenteve të sigurisë kombëtare. Një gjykatë federale ndërkohë ka rrëzuar një kërkesë nga mediat për të marrë fotot dhe video gjatë dëgjesës gjyqsore.
Ndaj Tramp janë ngritur 37 akuza pasi më shumë se 100 dokumente të etiketuara si të klasifokuara u gjetën gushtin e shkuar në rezidencën e tij Mar A Lago në Florida. Prokurorët federal e akuzojnë republikanin se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente, disa prej të cilave u gjetën në një sallë që përdorej për ballo si dhe në ambientet e një dushi në Mar a Lago. Trump gjithashtu akuzohet se ka komplotuar me një ndihmës për të penguar përpjekjet e qeverisë për rimarrjen e dokumenteve. Pretendohet se dosjet përmbanin informacione për aftësitë mbrojtëse dhe armët e SHBA-ve dhe vendeve të huaja, si dhe për plane që mund të ndërmerreshin në rast të ndonjë sulmi nga jashtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




