Trupat ruse vrasin gazetarin e “New York Times” në Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Gazetari i “New York Times” në Irpen, Brent Renaud ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga sulmet ruse. Lajmin e bën të ditur shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov në një postim në rrjete sociale. 

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times u qëllua për vdekje në Irpen. Një tjetër gazetari është plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, tha shefi i policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme