Tuchel pas largimit nga Chelsea: Jam i shkatërruar

Thomas Tuchel thyen heshtjen dhe ia beson mendimet rrjeteve sociale pas përfundimit të aventurës me Chelsean. Trajneri gjerman shkroi: “Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite. Jam i shkatërruar që rrugëtimi im në Chelsea ka marrë fund. Ky është një klubi ku u ndjeva si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht”.
“Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim. Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbetet me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




