Tuhel përfiton 3.2 milionë euro nëse Anglia fiton Kupën e Botës

Angli | 2 vite më parë

Tabloidët britanikë kanë zbuluar se në akordin e lidhur mes Federatës së Futbollit dhe Tomas Tuhel ka një klauzolë specifike, e cila i lejon gjermanit që të arkëtojë edhe 3.2 milionë në rast se “Tre luanët” do të fitojnë Kupën e Botës.

Sipas “The Sun” kjo shifër është rreth 1.2 milionë euro më e vogël se e paraardhësit të tij, Garet Sauthgejt.

Tabloidi thekson se paga vjetore e gjermanit është më e madhe se ajo e Sauthgejt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme