Turistët postuan fotot e minjve rreth Koloseut, bashkia Romës nis spërkatjen me ilaç kundër brejtësve

Botë | 3 vite më parë

Qeveria lokale e Romës tha të shtunën se po merrte masa për të trajtuar me një ilaç kundër minjve, zonat përreth Koloseut, pasi turistët postuan disa foto në mediat sociale të brejtësve që enden lirshëm në zonat pranë amfiteatrit antik.

Shefja e grumbullimit të mbeturinave të qytetit, Sabrina Alfonsi, i tha agjencisë së lajmeve Adnkronos se një “ndërhyrje speciale” ka nisur të premten në mbrëmje dhe të shtunën herët në mëngjes, në mënyrë që njerëzit të mund të kalonin të sigurt rreth e qark Koloseut, i cili është një prej vendeve turistike më të vizituara në Itali. Reuters

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme