Turizmi alternativ në Elbasan, nga rruga Egnatia, kështjella Skampini deri te Tragani kurativ

Sociale | 3 vite më parë

Elbasani, i pozicionuar në Shqipërinë e mesme, fal turizmit alternative ka arritur të dyfishojë numrin e vizitorëve vendas dhe të huajë.  Të shumtë janë turistët që zgjedhin rrugën egnatia, duke nisur nga Dyrrahu i dikurshëm, të vijuar përmes Skampinit, Selanikut deri në Stamboll e ku nuk mungojnë ndalesat në kështjellat e shumta.

“Për 15-20 kilometra përgjatë vijës Egnatia ndodhen 4 kështjella të dokumentuara”, Artur Gjini, Drejtor për Zhvillimin e Turizmit, Elbasan.

Elbasani me kështjellën Skampi është një dëshmi e gjallë për periudhën bizantine dhe atë otomane. Përpos shtëpive karakteristike brenda në qytet, muzeu etnografik është një tjetër ndalesë për t’u njohur me kulturën.

“Vihet re që përpos interesit për qytetin e Elbasanit një pikë referimi është muzeu etnografik për tu njohur me traditën e qytetit”, Kliton Kapaj, Drejtor i Trashgimisë Kulturore, Elbasan

Bashkia ka investuar me përfundimin e rrugës që të çon në Funar, ku gjendet tashmë një pistë për parashutizëm, alternativa për të pasionuarit pas ecjes me biçikletë, apo me makinat of road. Ndërkohë fshatra të tjerë kanë  investuar në bujtina dhe kulinari, siç janë Gjinari apo Tregani që ka turizmin kurativ.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme