Turizmi, bashkëpunim rajonal

Më shumë se 20 ndërmarrje shqiptare janë duke u trajnuar nga qendra të zhvillimit rajonal në Kroaci, Slloveni, Greqi dhe Itali për të vlerësuar pasuritë e rëndësishme të sektorit detar, sidomos ato të turizmit për të bërë sa më inovatorë produktet apo shërbimet e tyre, falë bashkëpunimit me institutet kërkimore.
Janë plot 23 ndërmarje shqiptare në fushën e industrisë dhe të shërbimeve detare, që kanë marrë përsipër të ofrojnë përvojën e tyre në rajon dhe të marrin shembullin e praktikave më të mira të turizmit detar, por jo vetëm, dhe për t’ia ofruar atë përdiruesve vendas dhe të huaj në Shqipëri.
Nisma në Shqipëri udhëhiqet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe përfshin si partner të rëndësishëm nga shtetet e Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, ku nuk mungojnë universitete të rëdnësishme të këtyre vendeve.
Nisma ka marrë emrin ECO-NautiNET dhe ka për qëllim të vlerësojë pasuritë e rëndësishme territoriale të Sektorit të Detar dhe do t’u ofrojë kompanive shqiptare një qasje në teknologjitë më të mira të ofruara nga organizatat kërkimore për të rritur konkurrueshmërinë dhe mbështetur ndërkombëtarizimin e tyre.
Ky është rasti i parë kur synohet përmirësimi i konkurrueshmërisë dhe inovacionit të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e detar, duke mbështetur ndërkombëtarizimin e tyre, nëpërmjet krijimit të klasterave të rinj dhe bashkëpunimit përgjatë zonës Adriatiko-Joniane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




