Turizmi në Fier në vitin 2023 – Mbi 1 milion persona vizituan parqet arkeologjike dhe natyrore

Mbi 1 milionë persona nga vendi e të huaj vizituan gjatë vitit që lamë pas zonat e mbrojtura të qarkut Fier, duke e renditur mes 3 më të vizituarve në vend.
Parku Kombëtar i Divjakë- Karavastasë pati rreth 787 mijë vizitorë
Zona e Mbrojtur e Pishporosë 205 mijë vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë 81 mijë vizitorë
Parku Arkeologjik Bylis 5 600 vizitorë
Divjakë Karavastaja mban vendin e parë në shkallë vendi.
Shifrat nuk janë të rastësishme, pasi Fieri ofron turizëm gjithëvjetor.
Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas.
rtsh
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




