Turizmi në Gjirokastër, mbi 3 500 vizitorë gjatë 3 muajve të parë. Trend në rritje

Gjirokastra është ndër qytetet më të preferuar të turistëve vendas e të huaj. Gjatë qëndrimit në këtë qytet, njihen me historinë, trashëgiminë kulturore, mënyrën e jetesës së banorëve etj.
“Unë së bashku me familjen time vijmë nga Amerika. Po qëndrojmë në Shqipëri prej gati 10 ditësh. Sot po vizitojmë Gjirokastrën. Në Shqipëri natyra është e mrekullueshme. Do të rikthehemi sërish në verë për të vizituar më shumë qytete”, shprehen turistët.
“Ne jemi nga Irlanda. Në Shqipëri jemi prej një jave. Kemi vizituar Tiranën, Beratin e më pas jemi ndalur në Vlorë, në rivierën shqiptare dhe tani jemi në Gjirokastër. Në Shqipëri na ka pëlqyer shumë riviera, ndërsa në Gjirokastër kështjella është madhështore, është fantastike, shumë e bukur”, thonë disa të tjerë.
“Në Shqipëri plazhet na kanë pëlqyer shumë. Janë shumë të bukur. Gjirokastra është vend mikpritës, njerëzit janë të mrekullueshëm”.
Për tërheqjen e një numri sa më të lartë, bashkia e këtij qyteti ka menduar që resurseve të krijuara ndër vite t’u shtojë edhe aktivitete të shumta.
Gjirokastra është dhe një prej dy qyteteve të Shqipërisë, të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




