Turpërohet Serena Williams, eliminohet nga numri 116 në botë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tensitja amerikane Serena Williams është eliminuar nga çerekfinalet e turneut të Lexington. Ajo u mund 2-1 nga patriotja e saj Shelby Rogers (1-6, 6-4, 7-5), aktualisht numri 116 në botë.

Edhe pse Serena e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, nuk arriti të ruajë këtë ritëm deri në fund. Madje Rogers, në disavantazh 1-3 në setin e tretë, arriti të përmbysë disvantazhin e të fitojë setin e ndeshjen.

Ky turne parapërgatitur, në prag të US Open, ka përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste. Rogers do të luajë në gjysmëfinale ndaj Jil Teichmann, ndërsa Cori Gauff do të duelojë ndaj Jennifer Brady.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme