Turqi, aksident fatal rrugor në perëndim të vendit

Botë | 5 vite më parë

Një autobus pasagjerësh u përmbys në Turqinë Perëndimore sot në orët e para të mëngjesit duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe 18 të plagosur. Autobusi doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në autostradën e provincës Balıkesir ndërsa po shkonte drejt Edremit, provincë në perëndim të Turqisë. 18 pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet pranë. Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan në vendin e aksidentit, 11 persona vdiqën në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme