Turqi/ Imitoi zërin e Erdogan me inteligjencën artificiale dhe tentoi të mashtronte biznesmenë, arrestohet një person

Botë | 3 vite më parë

Organizata Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT) ka arrestuar një personin që u përpoq të imitonte zërin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ai u konstatua pasi po telefononte nga më shumë se 10 linja të ndryshme telefonike biznesmenë të ndryshëm në vend dhe zyrtarë të lartë publikë, duke u përpjekur t’i mashtrojë për të marrë përfitime.

I dyshuari u arrestua brenda një kohe të shkurtë, ndërsa autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj tentativave të tilla./ Hurriyet

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme