Turqi, vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të së premtes

Një person tjetër i lënduar u nxor nga rrënojat 26 orë pas tërmetit në Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerë të paktën 100 njerëz deri më tani.
Kësaj radhe ekipet shpëtuan 62-vjeçarin Helim Sari, i cili u shpëtua nga rrënojat 26 orë pas tërmetit. Ekipet luftuan për një kohë të gjatë për të shpëtuar Sarin, këmba e të cilit ishte zënë nën rrënoja.
Vajza e 62-vjeçarit Helim Sari, Rumeysa Sari, tha për AA se babai i saj ishte kthyer në shtëpi pasi kishte bërë pazar dhe se në atë kohë kishte goditur tërmeti.
Në një rast tjetër, një nënë dhe tre fëmijët e saj u shpëtuan pas 23 orësh, ndërsa janë duke vazhduar përpjekjet për të shpëtuar fëmijën e saj të katërt.
50-vjeçarja Nurcan Tosun u shpëtua në qarkun Seferihisar pas 17 orësh, ndërsa shumë të tjerë u shpëtuan disa orë pas tërmetit. Të gjithë personat e nxjerë nga rrënojat u dërguan në spitale për kontrolle shëndetësor.
Një mace dhe një qen ishin gjithashtu në mesin e të shpëtuarve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




